Romeo dhe Meritoni kanë qenë dy nga djemtë që janë afruar më së shumti me vajzat e shtëpisë këto ditë të para. Gjatë “prime”-it u transmetuan pamje gjatë momenteve që të dy ata kanë shfaqur dashuri ndaj vajzave të shtëpisë, me banorët që e komentuan si gjëja më e bukur që i ka ndodhur deri më tani shtëpisë.
Albi: E nisa me Meritonin. “Robert çamçakëzi” është një personazh që dihet, një personazh që respekton femrat. Është djal i dashur, është një shkrpese që fërkohet me çdo vazjë. Pret të ndizet, por deri tani e ka barutin e lagur. Janë situate hormonesh këto që themi.
Meritoni: Jo, jo, jo. Unë respektin e tregova dhe më herët.
Roemo: S’ka lidhje me hormone. Ka nevojë njeriu për një përqafim.
Ilnisa: Pjesa më e bukur që po ndodh në këtë shtëpi është kjo.
Ori: Jam dakord që të shohim djemtë. Edhe Meritoni, edhe Romeo, edhe Fationi. Më vjen keq që nuk pash Elvisin. Ehde Romeo, edhe Meritoni, jo që kanë qenë vetë të dashuirt me vajzat, por edhe shokë shumë të mirë. Meritonit i them që ky mund të jetë rasti që ti merr 10 me yll. Unë e kisha të sinqertë.
Einxhel: të them që s’më pëlqejnë këto gjëra, unë jam puthur vetë në “Big Brother”. Më pëlqen që duan t’i dhurojnë dashuri njëri-tjetrit. Shpresoj të jetë e sinqertë dhe jo fushatë. Mënyrë që të mos nominohesh nga vajzat. Xhentilesa e meshkujve është përkthyer ndonjëherë si mungesë votash nga vajzat për nominimet. Duke parë që në edicionet e tjera kemi parë rrethor, drejtkëndësh, partashikoj një shumëkëndësh në këtë edicion. Jam e bindurt që dhe nga ky “Big Brother” do ketë dashuri.
Juli: Unë këto skena i kam parë për herë të parë njëherë. Duke i parë këto janë padyshim veprimet më të bukura që kanë ndodhur. Është e vërtet ajo që thotë Meritnoi që ka respect dhe dashamirësi. Ne popresim të ndodhë diçka, por që s’po bëhet. Më bëri çudi që s’ka dalë dashuria ime me Gazin.
Ori: Juli, dil nga sqetulla e Gazit. Lëre Gazin se është i bukur vetë.
Gazi: Klipi ishte perfekt sepse nxorrët Kazanovën dhe Pashain e Janinës. Gocat janë shumë të mira që japin dashuri shoqërore. Duhet t’i përkrahim dhe t’i themi bravo.
Ledioni: Duam të të shohim dhe ty si Vito Korleone dhe e mbyllëm fare.