“Sjellje e turpshme”, “Duhet ta lë shtëpinë”, ish-banorët e Big Brother VIP kritika ndaj Donaldit

“Sjellje e turpshme”, “Duhet ta lë shtëpinë”, ish-banorët e Big Brother VIP kritika ndaj Donaldit

Në Prime-in e sotëm të Big Brother Vip, po diskutohet për situatën e Donaldit për Borën dhe Beatrixin.

Ish-banorët të cilët gjendën në studio po hedhin kritika ndaj tij.

Sipas Arditit, Donaldi ka treguar sjellje të turpshme.

“Sjellje e turpshme, papjekuri emocionale”, tha Arditi.

Teksa, Paloma shtoi se “dy femra kanë rë pre e dashurisë së Donaldit”. Ajo tha se ky i fundit duhet ta lë që donte shtëpinë.

Gjatë fjalës së tij, Donaldi tha se situata është e ndërlikuar dhe se ka pritur një lloj “konfirmimi” nga Bora, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Është situatë shumë e ndërlikuar. Ajo e di shumë mirë se si janë gjërat. Prisja një shenjë”, tha Donaldi.

Kur u pyet nga Arbana se pse ndodhi puthja me Borën, Donaldi tha shumë shkurt “Doja ta puthja”.

Donaldi foli edhe me marrëdhënien me Beatrix. Ai shtoi se Trixa i ka pëlqyer që në momentin që është future në shtëpi.

“Në momentin që ka ardhur Trixa më ka pëlqyer. Nuk doja t’ia pranoja vetës që më pëqente Trixa. Ndihesha në siklet për një puthje që kisha dhënë”, tha Donaldi.

Puthja e parë mes Donaldit dhe Beatrixit në shtëpinë e Big Brother VIP ka ndodhur dje.

Pak ditë pasi shprehën pëlqimin për njëri-tjetrit, nuk ka vonuar dhe tanimë ata kanë shkëmbyer puthjen e parë në buzë

Derisa ishin në dhomën e gjumit, të shtrirë te krevati i Donaldit, ai e puth atë në buzë.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *