Banorët janë ndarë në çifte dhe do duhet që t’i drejtojnë njëri-tjetrit pyetje për të përmbushur kështu provën javore të caktuar nga ‘’Vëllai i Madh’’.
Dyshja e parë që realizoi provën javore është Donaldi dhe Semi.
Semi ishte e para që tërhoqi goglat dhe pyeti Donaldin mbi herën e fundit që kishte gënjyer.
Përgjigjen e kësaj pyetje ai e lidhi pikërisht me surprizën mundësuar nga “Big Brother Vip” që konsistonte në video-mesazhin e bërë nga Agron Llakaj i cili me humor tregoi se ishte i prekur për faktin se nuk kishte asnjë dijeni për eksperiencën që Donaldi kishte vendosur të niste.
Donaldi i tha Semit se ndihej shumë në faj për faktin që nuk i kishte treguar mikut të tij për këtë.
‘’Ai më pyeti se çfarë planesh kishim dhe unë i thash se do t’i tregoja disa ditë më pas. E konsideroj njeri të rëndësishëm dhe prandaj u ndjeva në faj që nuk i thash’’,- u përgjigj Donaldi.