Përlotet Paloma: Humba motrën nga kanceri i gjirit

BB2Live

Përlotet Paloma: Humba motrën nga kanceri i gjirit

Prova javore vijon intensivisht dhe këtë mbrëmje të diele është rradha e Palomës dhe Arditit për t’ju përgjigjur pyetjeve të njëri-tjetrit.

E përlotur Paloma tregoi se vdekja e motrës së saj është humbja e më e madhe shpirtërore e jetës së saj.

Paloma rrëfeu se motra e saj ka humbur luftën me kancerin e gjirit në një moshë shumë të re.

‘’Iku kaq e re… nëse do më thoshin të zgjidhja do vendosja që të ikja une dhe ajo të qendronte. Ajo e donte kaq shumë jetën’’,- tha ajo.

Moderatorja tregoi se motra e saj ishte këshilluesja, mbështetësja dhe gjysma e saj më e mirë.

’Ishte gjithçka për mua, por nuk na mbetet gjë tjetër vecse të pranojmë çfarë ka shkruar Zoti’’,- shtoi ajo mes lotësh.

Paloma nuk hezitoi që të bënte dhe një thirrje për të gjitha gratë dhe vajzat për të mos neglizhuar asnjë shqetësim shëndetësorë që mund të kenë.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *