“Nuk ke ecur kurrë në muzikë”, Fifi debaton me Sheilën

“Nuk ke ecur kurrë në muzikë”, Fifi debaton me Sheilën

Edhe psë kanë kaluar vetëm një javë nga fillimi i produksionit më të famshëm në Shqipëri, në “Big Brother VIP” kanë nisur diskutimet, debatet, diskutimet e madje afrimitetet e para.

Debati i shkaktuar së fundmi ka qenë mes dy këngëtareve Fifit dhe Sheilës teksa tematika e suksesit personal ka sjellë një përplasje mes tyre.

Duke përmendur mundësitë e secilit prej konkurentëve për të pasur sukses, Fifi gjatë diskutimit i është drejtuar Sheilës, duke i thënë se ajo është artiste shumë e mirë, por që sipas saj nuk ka ecur kurrë.

Këto fjalë nuk janë pritur mirë nga Sheila, e cila ka thënë se kjo gjë nuk ka ndodhur për fajin e saj, por për atë të njerzëve me të cilët ka punuar.

”Kam dy vjet që kam punuar për këtë dhe do nxjerr një album të tërë, atëherë hajde flasim. Ti nuk e di sesi mund të më ecë mua zemra ime. Nuk kam ecur sepse s’kam punuar me njerëzit e duhur” ,- tha Sheila, duke iu drejtuar Fifit.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.