“Nuk doja t’i bëja të ndiheshin keq”/ Dënimi pasi u arratis nga kazerma, Vesa: Prisja mbështetje

BB2Live

Edhe pse vetëm javët e para, banorët e “Big Brother VIP” thyen një sërë rregullash, të vendosura nga Vëllai i Madh.

Për këtë arsye, disa prej tyre u dënuan, duke u vendosur në një ambient të përshtatur në shtëpi, si një kazermë ushtarake. Kjo solli dinamika, ku një prej tyre ishte dhe arratisja e Vesës, nëpërmjet kutisë së komunikimit që ndodhej mes dy ambienteve.

Vesa ishte e para që doli nga kazerma, dhe për këtë ajo u dërgua direkt në nominim nga Vëllai i Madh. Edhe pse fillimisht ajo e priti mirë këtë vendim, më vonë u shpreh e zhgënjyer, pasi sipas saj, banorët e tjerë nuk e mbështetën dhe e lanë të përballej e vetme me këtë dënim.

Për debatet e ndodhura gjatë këtyre ditëve, në spektaklin e sotëm Vesa u shpreh se nuk donte t’i bënte banorët të ndiheshin keq, por priste mbështetje.

“Nuk e kam përjetuar mirë, ditën e parë qëndrova në heshtje që të mos lëndoja ata që ishin tek kazerma. Ndoshta dhe si paranojë, m’u mblodhën të jgitha dhe i mblodha që të flisja por nuk doli si doja. U mblodhën të jgithë banorët dhe u krijua një energji negative. Kisha plan të flisja me të gjithë vetëm, por nuk më lejuan. Nuk doja t’i bëja të ndiheshin keq. Ka qenë vetëm për atë që këta kanë bërë mem mua pasi dolëm, që nga loja me epitetet e tj.”- tha Vesa.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *