“Më doli gjak nga hundët dhe sërish vijoja”/ Përplasja me Merin, Sara: Persona që nuk kontrollojnë veten…

BB2Live

Sfida që Vëllai i Madh iu ka dhënë 3 të preferuarëve të publikut duket se ka sjellë shumë konflikte dhe debate mes banorëve.

Më shumë në fokus ka qenë grupi i Ilnisës, konkretisht konflikti mes Merit dhe Sarës.

Meri: Kjo skuadër për interesat e veta nuk donte ta fitonte lojën, ishte skuadra që vetëm më akuzonte mua, dhe unë nuk i kisha prekuar në asnjë moment. Më doli dhe gjak nga hundët dhe sërish vijoja. Po të mos doja e prisja litarin dhe e lija, mora dhe kërcënime nga Sara.

Sara: Mendoj që për fjalën që më tha nuk kam reaguar fare.

Meri: Cila fjalë?

Sara: Fjala dashnor sipas Merit është totalisht normale?!

Ledion Liço: Po sepse Meri jeton në kohën e Shekspirit fjala dashnor është në rregull

Sara: Meri mesa duket më kërkon falje në Prime sepse unë i jam afruar sërish sot dhe nuk më ka kërkuar falje. Pjesa më e rëndësishme ishte afrimi im ndaj teje. Në momentin që ne kemi marr një konfirmimi nga psikologu jemi të gjithë të barabartë dhe s’kam pse të marrë parasysh persona që nuk kontrollojnë veten apo të tjerë që ju japin zemër. Afrimi im erdhi pas disa kërcënimeve nga Meri.

Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality shoë, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother Vip” ndryshojnë nga momenti në moment. Mes banorëve kanë nisur miqësitë, debatet dhe flirtet e para e duket se ky edicion premton shumë surpriza.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *