Luizi diskuton me Jorin: Më ke provokuar!

BB2Live

Luizi diskuton me Jorin: Më ke provokuar!

Pak ditë më parë, Jori e pyeti Luizin nëse ai e ka problem që Kiara ka patur ish të dashur Butrinit Imerin. Luizi tha se nuk e njeh fare kush është dhe u përpoq ta shmangte bisedën dhe pyetjen e saj  nuk e priti edhe aq mirë.

Ai i tha Jorit që e ka provokuar atë në dy raste, ku i përmendi ish të dashurin e Kiarës dhe kur bëri lojën me Dean dhe Shpatin, kur i tha atyre të inskenonin një puthje.

Gjatë një bisede mbrëmë në darkë, Luizi u shpreh i zhgënjyer për mënyrën se si Jori është sjellë me të. Sipas Luizit, ai i ka thënë asaj se e ka shumë përzemër dhe se nga banorët e rinj, atë ka afruar më shumë.

Ai shtoi se e ka ndihumuar Jorin për disa gjëra në shtëpi, ndaj nuk e priste atë sjellje nga ana e saj. Jori tha se nuk e ka patur me tendencë pyetjen për Butrinit, dhe se loja me Dean dhe Shpatin ishte thjesht një “prank” për Armaldon.

Luizi u mërzit nga sjellja e Jorit dhe i tha asaj se ai nuk bie në nivelin e askujt, por përgjigjet me votë, ndërsa i tha asaj se ka për ta nxjerrë jashtë shtëpisë.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *