“Jeni duke më sëmurë o njerëz”/ Fifi flet pas debatit me Granitin. Balina i del në mbrojtje: Graniti po paguan kostot e zgjedhjes së vet

BB2Live

“Jeni duke më sëmurë o njerëz”/ Fifi flet pas debatit me Granitin. Balina i del në mbrojtje: Graniti po paguan kostot e zgjedhjes së vet

Në puntatën e sotme të “Big Brother Vip” është diskutuar edhe për marrëdhënien e Granitit dhe Fifit, si dhe debateve që ata kanë pasur gjatë kësaj jave.

Graniti ka thënë se është sqaruar me Fifin dhe do vazhdojë lojën e tij, ndërsa Balina i ka dalë në mbrojtje Fifit, duke thënë se asaj i duhet hequr pesha se deri më tani ka penalizuar Granitin.

Sipas saj Graniti tashmë është duke vuajtur pasojat e zgjedhjeve të tij të fillimit.

Pjesë nga diskutimi:

Graniti: Nuk ka qenë penalizimi i Fifit, por edhe se nuk e kam shprehur mendimin tim të lirë. Për të ruajtur shoqërinë. Me Fifin më vjen keq për këtë që ka ndodh, por këtu kam ardhur për të gjithë banorët dhe jam i lirë t’i njoh të gjithë. Me Fifin jemi sqaruar dhe kam bindjen se tani e tutje do të jem

Balina: Mënyra se si e tërhiqte Granitin po e penalizonte, por në këtë moment mendoj se kjo peshë i duhet hequr Fifit dhe nuk mendoj më se kjo është përgjegjësi e Fifit. Fifi duhet të kujdeset më shumë për veten e saj se për Granitin, të kontrollojë kostot emocionale, por nuk mund t’i kërkojmë Fifit llogari për zgjedhjet e gabuara të Granitit. Kjo është një lojë për të rritur dhe i rritur bëhesh në momentin që merr vendime si i tillë. Graniti po paguan tani kostot e zgjedhjes së vetë të gabuar në fillim.

Graniti: Në fillim kam qenë i afërt me shumicën. Disa prej banorëve kam ngecur, por tani e tutje shpresoj mos jetë vonë dhe ta përmirësoj.

Arbër: Nuk jam aspak dakord me mënyrën e të bërtiturave që kemi parë këto ditë. Çdo gjë që kanë pasur vjen një moment kur njerëzit duhet të lihen të lirë dhe nga të gjithë këto debate nuk po kuptoj dot se çfarë po kërkon Fifi. Pse nuk po lihet ky njeri i lirë.

Fifi: E kam thënë që unë realisht nuk e di t’ju bëj be dhe ku duhet ti shti duart për të kuptuar që nuk kam asnjë lloj gjëje. Jeni duke më sëmurë o njerëz.

Balina: Mundemi t’i kontrollojmë emocionet tona.

Fifi: Kështu jam unë. S’po di si të flas më se ai kam thënë. Granitit se ka kuptuar që i kam  thënë duhet të të lë të lirë se jam duke të penalizuar.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *