Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Debate të shumta ka pasur mes banorëve e sidomos mes dyshes Rike-Ilnisa. Vajzat janë zënë e në prime-n e sotëm, teksa mes tyre ka hyrë Meritoni.
Meriton – Riken e kam shoqe, me Ilnisën kemi një afrimitet, një raport shumë të mirë. Kam ndarë kohën me të dyja… Po ndihem në siklet, doja t’i pajtoja… Nuk e di arsyen pse po vazhdojnë të kenë debate me njëra-tjetrën.
Rikja- Ilnisa të futet në krevat, unë jo…
Ilnisa- Ti duhet të punosh fort me veten, me fjalorin me kulturën…
Rikja – Je bërë si iriq, nuk i shkulesh më. Je xheloze… Je më fallco sa dhëmbët që ke në gojë…
Meritoni – Unë nuk ndjej asnjë lloj presioni.
Rikja – Ti më vuan…
Ilnisa- Je dhe shumë e mençur që të të vuaj…