Ngjarjet në shtëpinë e ‘’Big Brother Vip’’ nuk ndalojnë as në orët e para të mëngjesit.
Ndërkohë që shumica e banorëve janë në gjumë, Ffi dhe Graniti filmohen duke biseduar teksa një moment i zgjasin edhe duart njëri-tjetrit.
Teksa diskutonin dhe përqafonin duart e njëri-tjetrit, Fifi dhe Graniti fikën qëllimisht mikrofonat dhe si pasojë ende nuk dihet së çfarë kanë komunikuar.
Këtë moment tentoi ta ‘’ndezë’’ edhe Arjola e cila sapo kuptoi situatën i dërgoi të rinjve një qiri të ndezur për të shtuar romancën mes tyre.
‘’Unë jam pajtuesja e gjaqeve’’,- tha Arjola teksa afrohej.
‘’Kush tha që jemi grindur?!”, – i përgjigjet Ffi.
Afrimiteti mes dy të rinjve ka tërhequr vëmendjen e banorëve brenda shtëpisë të cilët shpesh herë nuk janë kursyer me batuta drejtuar tyre.