Ftesë në 5/ Kunatë me Fifin? Motra e Granitit të “Big Brother Vip”: E ka seriozisht!

Ftesë në 5/ Kunatë me Fifin? Motra e Granitit të “Big Brother Vip”: E ka seriozisht!

Menjëherë pasi hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Granit Cana tërhoqi vëmendjen e publikut, aq më tepër pas afrimitetit me këngëtaren e njohur Fifi.

Përmes një lidhje skype në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, moderatorja Genta Cana tregoi sesi e sheh këtë marrëdhënie dhe lojën në përgjithësi të vëllait të saj.

Po më vjen keq që Graniti më duket pak i ngurtë aty, sepse në jetën reale bën shumë humor”, u shpreh si fillim ajo.

Ajo gjithashtu shtoi se më herët Graniti ka pasur disa lidhje, duke e konsideruar vëllain pak tip aventurier.

E ndërsa Bieta e pyeti sesi e sheh marrëdhëien e tij me Fifin aty brenda, Genta nuk ngurroi të jepte një përgjigje pozitive.
E kemi parë që po i shpalos disa ndjenja. Unë si kunatë i them Fifit ‘Mirë se erdhe në shtëpinë tonë’”, tha duke qeshur ajo, ndërsa më tej theksoi se sheh seriozitet në marrëdhënien e tyre.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *