FOTOT/ Ledri Vula pjesë e “Big Brother VIP”?! Ja çfarë thotë partnerja e reperit

FOTOT/ Ledri Vula pjesë e “Big Brother VIP”?! Ja çfarë thotë partnerja e reperit

Partnerja e reperit të dashur për publikun, Ledri Vula, Sara Hoxha ka dhënë mendimin e saj nëse Ledri Vula donte të ishte pjesë e Big Brother VIP”.

Duket se fansat e duan Ledrin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, pasi kanë pyetur Sarën nëse do e linte atë që të bëhej pjesë e spektaklit.

Dhe partnerja e Vulës është përgjigjur pozitivisht: “Me këtë që na bëri Bora patjetër që po”.

Kujtojmë se moderatorja e njohur, Bora Zemani u takua me Donald Veshajn brenda shtëpisë së famshme dhe dyshja dhuruan shumë emocione.

Më pas një ndjekës e ka pyetur Sarën: “A të shikon Ledri si Donaldi Borën?”. 

“Po aman tani mos na bëni të qajmë”, është pëgjigjur Sara.

Ndërkohë një tjetër i ka shkruar “Për këta që të pyesin të shikon Ledri si Donaldi…se kanë parë prankun kur i ke bërë Ledrit si të fliste”. Sara: Më duket se jo pra po nuk ka gjë…

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.