“Fjalorin që ti ke është i turpshëm”/ Përballja me Meritonin, Juli: Ore a e ke seriozisht apo çfarë?

BB2Live

Një shaka e Julit gjatë lojës që Vëllai i Madh iu ka dhënë banorëve duket se nuk është pritur aspak mirë nga Meritoni.

Ndërkohë që ishte i nxehur, Meritoni i është afuar Julit dhe i ka kërkuar të mos e përsëriste më atë shaka, teksa e ka konsideruar ofendim. Kaq ka mjaftuar që Juli t’i kërkonte falje por duket se falja e tij nuk ka e mbyllur konfliktin.

Juli:  Herë pas here Meritoni do të vendos disa rregulla mbi atë të Vëllait të Madh e vetmja kontratë që kam unë këtu është me Vëllain e Madh.

Meriton: Shpeshherë dhe nuk mendon ti, me mënyrën si flet dhe bën batutat e tua. Mos devijo…

Juli: Ajo është një batutë, ora 6 e mëngjesit, sepse loja ishte e tillë.

Meriton: Ke nisur të dish edhe orën këtu

Ledion Liço: Çfarë po mendon Meriton?

Meriton: Ia thashë thjesht që mund të jesh bërë inteligjent edhe me orën. Ju transmetuat një debat që nuk bëhet për të gjithë

Ledion Liço: Po ti nuk ishe vetëm, sepse ishe me gjithë grupin.

Arbër Hajdari: O zotëri më fal një minutë, ke thënë që Juli është i preferuari i produksionit

Meritoni: Jam ndjerë shumë i provokuar nga Juli. Ka prej ditës së parë që Juli ka disa batuta tendencioze. Për fjalorin që ti ke është realisht i turpshëm sepse njihesh si një prej artistave të mëdhenj. Unë jam ndjerë i ofenduar me fjalën që Juli ka thënë në momentin që isha duke dalë nga tualeti

Juli: Tjetër herë mos mu afro fare vëlla, ore a e ke seriozisht apo çfarë, ajo është batutë o burrë.

Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality shoë, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *