Donaldi i shpjegon banorëve kuptimin e tatuazhit të tij

Donaldi dhe binjaku i tij Romeo njihen në publik përveç të tjerash edhe për tatuazhet e tyre të shumta dhe të guximshme.

Teksa po qëndronte me disa prej banorëve të tjerë të ”Big Brother Vip” në oborr, ai ka shpjeguar edhe kuptimet dhe simbolikën e disa prej tatuazheve të tij.

Në këmbën e djathtë Donaldi  ka gdhendur një flutur të cilën pranon se fillimisht e bëri këtë zgjedhje për shkak se i pëlqente pamja e saj.

Me kalimin e kohës pasi lexoi më tepër lidhur me këtë insekt, kuptoi se ato gjithashtu simbolizojnë disa fenomene siç mund të jetë ajo e ‘’jetës së përtejme’’.

Në fillim e bëra se thjesht me pëlqente…por më pas lexova që kishin shumë kuptime. Fluturat kanë lidhje me ‘shpirtrat’ e me shumë gjëra të tjera’’,- tha Donaldi.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.