Diskutime brenda shtëpisë/ Çfarë kanë thënë banorët për 5 të nominuarit?

BB2Live

Diskutime brenda shtëpisë/ Çfarë kanë thënë banorët për 5 të nominuarit?

Nominimi i parë në shtëpi ka sjellë diskutime mes banorëve.

Heidi u ankua se gjatë këtyre ditëve i ishin larguar banorët, madje tha se Ledjona as nuk i fliste. Për këtë, kjo e fundit u shpreh se Heidi ka kaluar shumë kohë me Fationin dhe të tjerët i janë dukur të largët

“Ndoshta ke kaluar më shumë kohë me Fationin dhe të jemi dukur ne larg”– tha Ledjona.

Nga ana tjetër, sipas Heidit, e njëjta gjë lente dhe për Meritonin, por sipas tij, ai i ka dhënë hapësirë, pasi mendon se ajo ndihej keq nga shakatë e tij.

Heidi: Jo vetëm Lediona, por edhe Meritoni dhe ilnisa janë larguar nga mua.

”Unë e kam lënë të qetë sespe kam menduar q ndihet keq prej shakave të mia. I kam lënë kohën e vet që të qetësohet.”- the Meritoni.

“Shiko se kjo nuk është problem fare për mua”- tha Heidi.

Ndërkohë, Alfio ishte një nga emrat më të përmendur nga banorët, sa i përket nominimit, teksa dhe ai ndjehej se banorët e tjerë nuk i qëndronin më pranë, por kërkonin që ai vetëm të gatuajë.

“Kur nuk u bën një gjë largohen, e vura re dhe kur gaztova dhe unë ngela pa ngrënë. Ndihesh pak i izoluar nga të tjerët.”– tha Alfio.

Sara nga ana tjetër, ishte banorja që tha se do donte që Gabriele të largohej nga shtëpia, dhe kjo për shkak të debateve të vazhdueshme mes tyre.

“Unë dhe Gabriele nuk flasim, kemi debatet tona dhe prandaj e kam thënë që dua të ikë ai. Ne kemi debatuar për shkak të një shprehjeje, por ai u tregua plotësisht fisnik dhe më këkroi falje.” -tha Sara.

“Nëse gjërat sqarohen ne do kemi marrëdhnie të tjera së bashku. Kemi kohë të flasim dhe do i rregullojmë gjërat”- tha Gabriele.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *