Detaji që nuk u vu re nga “magjia” e puthjes/ Ja çfarë mban Donaldi brenda shtëpisë së Big Brother për të kujtuar Borën

BB2Live

Takimi i Bora Zemanit me Donald Veshajn, përqafimet dhe puthja e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë nxitur reagime të shumta. Para se të vinte ky moment, Donaldi ka përmendur shpesh herë Borën gjatë bisedave me banorët e tjerë duke treguar historinë e tyre të dashurisë.

Një detaj që nuk ishte vënë re ishte llastiku që mbante në dorë. Në fotografitë e Bora Zemanit duket se ajo mban një të ngjashëm, gjë që nxit spekulimet se Donaldi mban me vete llastikun e saj, si për ta patur gjithmonë me vete.

Gjatë bisedave me banorët në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Donaldi është shprehur se nuk e ka mbyllur përfundimisht këtë histori me Borën dhe kur u pyet nëse e mendon të rikthehet me të, aktori tha: “S’e di. S’e di realisht… Ne sa u takuam, nisëm bashkëjetesën, 2 vite e gjysmë…”.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *