Big Brother Albania Vip vjen në Top Channel

BB2Live

Big Brother VIP

Shtëpia më e famshme e Shqipërisë se shpejti do te rihapë dyert per banoret e saj. Por kete radhe ka nje ndryshim, aspak te vogel… ata jane te gjithe PERSONAZHE VIP.

Ne udhëtimin e tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta, brenda një shtëpie që askush s’e kishte imagjinuar, larg luksit, larg komoditeteve të jetës së përditshme.

Top channel ka blerë të drejtat ekskluzive për realizimin e këtij spektakli dhe studiot dhe ambjentet ku do qendrojne te famshmit e big brother vip te edicionit te pare jane gati. Studio me e re e top channel, me emrin Nova eshte ndertuar per spektakle te tilla madheshtore.

Big Brother Vip eshte mbetet nje nder Reality Show me te sukseshem ne bote, vjen ne Shqiperi ne formatin e tij me te fundit, pas suksesit te meparshem, prodhuar nga Top Channel… Big Brother i kthen njerezit e zakonshem ne te jashtezakonshem.

Kurse ne Big Brother VIP njerezit e famshem kthehen ne te zakonshem.

A e keni menduar ndonjehere se cfare ndodh ne mendjen e nje VIP-i? A jane ata vertet si gjithe te tjeret. Ju mund ta zbuloni kete tani sepse Big Brother VIP i nxjerr te pasurit e te famshmit nga shtepia e tyre e rehatshme dhe i fut ne shtepine me te famshme ne bote – Shtepine e Big Brother.

Personazhe VIP do te perjetojne pervojen e vertete. Te izoluar nga bota jashte, ata do te jene te ekspozuar para syve kurioze te shqiptareve 24 ore ne 24 ore ne 7 dite te javes.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *