Beniada tregon historinë e parë të dashurisë

Beniada tregon historinë e parë të dashurisë

Prova javore ka vijuar për konkurentët e ‘’Big Brother Vip’’ dhe është rradha e Sabianit dhe Beniadës për ta ekzekutuar.

Nga tërheqja rastësisht e goglave, Beniadës ju përcaktua të rrëfente mbi historinë e saj të parë të dashurisë.

Beniada tregoi se në moshën 16 vjeçare ka qenë duke pushuar me familjen e saj në plazh kur njëri nga të rinjtë i dërgoi si surprizë një letër ku e ftonte që të takoheshin dhe të konsumonin një pije së bashku.

Sipas Beniadës në fillim ajo hezitoi por më pas pranoi të njihej me djaloshin, moment nga i cili lindi një raport i gjatë dhe i bukur dashurie.

Marrëdhënia e tyre konsolidohej çdo ditë edhe më shumë derisa Beniada vendos t’i japë fund pasi konstatoi se nuk kishte më të njëjtat ndjenja.

’Ai bëntë gjithçka për mua, e dija se më donte por unë nuk kisha më ndjenja. I thash se meriton të gjesh një person që të të dojë siç më do ti mua’’,- tha Beniada.

Modelja shtoi se ata kanë vazhduar të ruajnë kontakte dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin për çdo problem dhe vështirësi.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.