Spektakli i famshëm “Big Brother” do kthehet pas katër vitesh në televizionet shqiptare. Ndryshe nga herët e tjera, këtë vit spektakli do të ketë konkurrent njerëz të famshëm, të cilët duhet të mësojnë të jetojnë larg komoditeteve të jetës së përditshme.
Për vite me radhë “Big Brother” ka qenë ekskluzivitet i Arbanës, e cila edhe këtë herë do të jetë moderatore e këtij formati reality-show në formatin “VIP”.
Po ashtu këtë lajm e konfirmoi dhe vetë Arbana përmes një postimi në rrjetet sociale ku shprehu gjithë lumturinë që kishte pas ofrimit të këtij pozicioni.
Përmes një bisede virtuale të zhvilluar me ndjekësit në rrjetin social “Instagram”, ajo ka zbuluar disa detaje të reja të këtij sezoni.
“Big brother Vip do transmetohet 24 h live ne dy kanale ne Digitalb. Permbledhja ditore cdo dite ne Top Channel. Ndryshe nga vitet e kaluara, kete here bashke do kemi jo nje, por dy spektakle ne jave me emocione te forta si perhere. Keto jane takimet qe nuk duhet te humbisni. Transmetimet ne Youtube do jene te perzgjedhura”, është shprehur moderatorja.
Arbana ka treguar së në muajin tetor pritet të fillojë spektakli i ‘Big Brother Albania VIP’. Ndërsa, çmimi kryesor do të jetë 100 mijë euro.
Para disa javësh, ‘Express Roze’ ka sjell pamje të shtëpisë së “Big Brother Albania VIP.